Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar veprimet skandaloze të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme të 39 përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas shpërthimit të skandaleve me inceneratorin inekzisten dhe dosjen 5D, ku drejtorët vidhnin 100% taksat e qytetarëve.
‘Si asnjëherë më parë, në protestën e sotme të 39 para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, Policia e Shtetit kishte marë urdhër të prerë për të na penguar në denoncimet tona të reja’, shkruan Këlliçi në Facebook, duke e shoqëruar me një episod gjatë përballjes me nje prej efektivëve të policisë, të cilët nuk kishin siguruar mbarëvajtjen e protestës përpara Bashkisë Tiranë.
Postimi i plotë:
Si asnjëherë më parë, në protestën e sotme të 39 para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, Policia e Shtetit kishte marë urdhër të prerë për të na penguar në denoncimet tona të reja. E kanë të kotë!
Ne NUK bëjmë asnjë milimetër pas!
Bashkë do i’a dalim!