Këlliçi: Ja pse nuk kam besim te SPAK

Shqipëria

Këlliçi: Ja pse nuk kam besim te SPAK

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 21:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, tha se nuk ka besim te SPAK.

Ai tha se e ka të sprovuar këtë, duke iu referuar denoncimeve që ka bërë në Prokurorinë Speciale.

“Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, nuk kishte pse të ishte prokuror për dosjen e inceneratorit, ndërsa e dorëzoi dosjen pa bërë asnjë hetim, pas plot 2 vjet e gjysëm”, tha Këlliçi.

Ai tha se nëse do të kishte bërë detyrën Dritan Prençi, sot Kryebashkiaku i Tiranës do të ishte marrë i pandehur për atë shkresën që e firmosi vetë, duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak.

Këlliçi u shpreh se pavarësisht se në rastin 5D, hetimet e prokurorit Klodian Braho, kanë pasur një tjetër ritëm, ai nuk mund të thotë se gjithçka që ka ndodhur, janë bërë pa dijeninë e Kryebashkiakut të Tiranës.

Por analisti Agim Baçi u shpreh se opozita duhej të mbështeste SPAK në luftën e tij ndaj korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat