“Mandarinat”, Jorgaqi: Asgjësimi i produkteve u krye nga vetë personat, ndaj iu bllokua aktiviteti dhe u gjobitën nga AKU

Shqipëria

“Mandarinat”, Jorgaqi: Asgjësimi i produkteve u krye nga vetë personat, ndaj iu bllokua aktiviteti dhe u gjobitën nga AKU

Më: 20 dhjetor 2024 Në ora: 23:33
Martin Jorgaqi

Temë e bisedës së shtruar për diskutim në emisionin “Alert” në “Ora News” nga moderatori Granit Sokolaj ishin alarmet ushqimore që janë ngritur tek konsumatorët përgjatë këtij viti, duke u nisur dhe nga shqetësimi që vjen për mandarinat në tregun shqiptar.

Pas alarmit të dhënë nga BE për mandarinat shqiptare me pesticide tej normave të lejuara, tashmë ka nisur marrja e mostrave në pikat e grumbullimit dhe tregtimit.

Ndërsa qarqet e Vlorës, Fierit, Tiranës janë vendosur në monitorim dhe marrje mostre, ku rezultati do 3-4 ditë për të dalë.

Pesticidi i zbuluar tek mandarinat nuk është në listën e epsticodeve të lejuara në Shqipëri dhe BE dhe ky lloj pesticidi është lejuar dhe përdorur në Shqipëri në vitin 2020, dhe prej 4 vitesh është hequr nga lista.

Por si është përdorur ky pesticid nga fermerët shqiptarë, kur farmacitë bujqësore e kanë të ndaluar tregtimin e tij?

Martin Jorgaqi, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut në AKU u shpreh se janë marrë dy mostra të ndryshme, një në qarkun e Beratit dhe një në Qarkun e Vlorës, në Bashkinë e Konispolit.

“Shkatërrimi është bërë nga fermerët, të cilët nuk janë të autorizuar të bëjnë asgjësime dhe nuk janë të lejuar të bëjnë asnjë asgjësim të asnjë produkti pa lajmëruar organet kompetente dhe ata e dinë shumë mirë dhe këto janë arsyet kryesore që ne morëm masat administrative qoftë të bllokimit të aktivitetit të subjektit, ashtu edhe masën administrative me gjobë”, tha Jorgaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat