Zbardhet veriu i Shqipërisë, rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë

Shqipëria

Zbardhet veriu i Shqipërisë, rikthehen reshjet e dëborës në Bulqizë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 09:06
Bulqizë

Ulja e temperaturave në Bulqizë ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit.

Reshjet e dëborës janë të pranishme edhe në disa fshatra të thella të Njesisë administrative Zerqan, Ostren dhe Martanësh.

Prezencë të reshjeve ka edhe tek minierat e Zones D, Ternovë dhe Martanesh.

Aktualisht nuk ka vështirësi në rrugët qe të çojnë për tek mimiera, e megjithatë policia bën thirrje drejtueseve të automjeteve që transportojnë minatorët të kenë kujdes pasi terreni ku kalojnë rrugët është i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat