“Edhe në spital fëmijët do bëjnë mësim”/ Rama për masat e reja: Do ketë ferma në shkollë, domaten nuk e nxjerr TikTok-u

Shqipëria

“Edhe në spital fëmijët do bëjnë mësim”/ Rama për masat e reja: Do ketë ferma në shkollë, domaten nuk e nxjerr TikTok-u

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 14:20
Edi Rama

Nga takimi i zhvilluar me prindër e mësues ku prezantoi planin e ri për sigurinë në shkolla, Kryeministri Edi Rama tha se po punohet edhe për një program që edhe fëmijët e shtruar në spital të bëjnë mësim.

Rama tha se po punohet edhe për planin e fermës në shkolla, ku siç tha ai, fëmijët do të mësojnë se ‘domaten nuk e prodhon TikTok-u’.

“Ndërkohë që ajo çka është e rëndësishme të dihet është që ne po e shtrijmë punën për fëmijët edhe në institucionet e tjera, jashtë gjithë asaj që u diskutua dhe do e kthejmë në një sistem pune e financimi, që çdo institucion në Shqipëri duhet të ketë programin e vetë për fëmijët. Ne ndërkohë jemi duke ndërtuar në spitalin pediatrik një program për të çuar shkollën te fëmijët. Pra fëmijët në spital të kenë mundësinë për të bërë shkollë, që është një model i shkëlqyer i marrë nga Izraeli dhe që po e përgatisim me miqtë nga Izraeli. Po përgatisim institutin e fëmijëve në konflikt me ligjin, një institut që është një model europian, një model i shekullit të ri, një model i shkollës së riedukimit, për të gjithë ata fëmijë që kanë kryer një vepër, që nëse s’do të ishin minoren, do të ishin në burg. Ky institut është një projekt, ashtu si kundër programi i fermës në shkollë që e kemi nisur. Duhet të bëhet dhe do të bëhet një program i Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, që është një program i prodhimit dhe shitjes së produkteve, që fëmijët të kuptojnë që domatja nuk prodhohet në TikTok.

Për të gjithë atje, Ministria e Mbrojtjes do të ketë një program të dedikuar për fëmijët. Policia e shtetit gjithashtu. Është shumë e rëndësishme që ne fëmijët t’i lidhim me jetën reale, që fëmijët të përfshihen ta kenë jetën reale përpara syve. Ky është një moment që na jep shumë arsye për të çuar më shumë punë. Ky është një moment që ne kemi bindjen për të bërë shumë më tepër, për shkak të gjërave që ne kemi bërë. Çfarë kemi bërë në këto vite për të transferuar shkollën, kemi fëmijë që janë të aktivizuar në aktivitete fizike, volejboll, basketboll, që shteti i blen të gjitha mjetet që i duhen, siç ndodhte dikur. Do të fusim vitin e ardhshëm shahun në shkollë, do të fusim disiplina të tjera, sepse s’mund t’i bëjmë të gjitha volejbollist e basketbollist dhe do t’i krijojmë mundësinë që brenda një 3-vjeçari, çdo fëmijë të ketë mundësinë të merret me sport, jo për ta bërë sportist, por aty ku ka një dhunti, ose aty ku përshtatet më shumë të mësojë një disiplinë sportive. Po ku t’i bënim ne ekipet sportive 10 vite më parë, në cilat palestra, në cilat fusha? Sot, pas 10 vitesh nuk kalon një leje ndërtimi në shkollë në një bashki, nëse projekti nuk ka palestër. Së fundmi kemi vënë dhe një rregull tjetër, për ata që ndërtojnë resortet dhe pallate, që nuk do të ketë leje nëse në atë resort nuk do të ketë një hapësirë për fëmijët. Nga çdo ndërtim në Tiranë, nga çdo ndërtim në Shqipëri do të duhet të dalë një shumë që të shkojë për një çerdhe, për një kopshte etj”, tha Rama.

commentFirst article
Fjalë kyçe Nga takimi i zhvilluar me prindër e mësues ku prezantoi planin e ri për sigurinë në shkolla Kryeministri Edi Rama tha se po punohet edhe për një program që edhe fëmijët e shtruar në spital të bëjnë mësim. Rama tha se po punohet edhe për planin e fermës në shkolla ku siç tha ai fëmijët do të mësojnë se ‘domaten nuk e prodhon TikTok-u’. “Ndërkohë që ajo çka është e rëndësishme të dihet është që ne po e shtrijmë punën për fëmijët edhe në institucionet e tjera jashtë gjithë asaj që u diskutua dhe do e kthejmë në një sistem pune e financimi që çdo institucion në Shqipëri duhet të ketë programin e vetë për fëmijët. Ne ndërkohë jemi duke ndërtuar në spitalin pediatrik një program për të çuar shkollën te fëmijët. Pra fëmijët në spital të kenë mundësinë për të bërë shkollë që është një model i shkëlqyer i marrë nga Izraeli dhe që po e përgatisim me miqtë nga Izraeli. Po përgatisim institutin e fëmijëve në konflikt me ligjin një institut që është një model europian një model i shekullit të ri një model i shkollës së riedukimit për të gjithë ata fëmijë që kanë kryer një vepër që nëse s’do të ishin minoren do të ishin në burg. Ky institut është një projekt ashtu si kundër programi i fermës në shkollë që e kemi nisur. Duhet të bëhet dhe do të bëhet një program i Ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit që është një program i prodhimit dhe shitjes së produkteve që fëmijët të kuptojnë që domatja nuk prodhohet në TikTok. Për të gjithë atje Ministria e Mbrojtjes do të ketë një program të dedikuar për fëmijët. Policia e shtetit gjithashtu. Është shumë e rëndësishme që ne fëmijët t’i lidhim me jetën reale që fëmijët të përfshihen ta kenë jetën reale përpara syve. Ky është një moment që na jep shumë arsye për të çuar më shumë punë. Ky është një moment që ne kemi bindjen për të bërë shumë më tepër për shkak të gjërave që ne kemi bërë. Çfarë kemi bërë në këto vite për të transferuar shkollën kemi fëmijë që janë të aktivizuar në aktivitete fizike që shteti i blen të gjitha mjetet që i duhen siç ndodhte dikur. Do të fusim vitin e ardhshëm shahun në shkollë do të fusim disiplina të tjera sepse s’mund t’i bëjmë të gjitha volejbollist e basketbollist dhe do t’i krijojmë mundësinë që brenda një 3-vjeçari çdo fëmijë të ketë mundësinë të merret me sport jo për ta bërë sportist por aty ku ka një dhunti ose aty ku përshtatet më shumë të mësojë një disiplinë sportive. Po ku t’i bënim ne ekipet sportive 10 vite më parë në cilat palestra në cilat fusha? Sot pas 10 vitesh nuk kalon një leje ndërtimi në shkollë në një bashki nëse projekti nuk ka palestër. Së fundmi kemi vënë dhe një rregull tjetër për ata që ndërtojnë resortet dhe pallate që nuk do të ketë leje nëse në atë resort nuk do të ketë një hapësirë për fëmijët. Nga çdo ndërtim në Tiranë nga çdo ndërtim në Shqipëri do të duhet të dalë një shumë që të shkojë për një çerdhe për një kopshte etj” tha Rama. spital fëmijët Masat e reja
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat