Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok-ut për një vit në Shqipëri, Zhupa: Akt elektoral i pastër

Shqipëria

Rama njoftoi mbylljen e Tik Tok-ut për një vit në Shqipëri, Zhupa: Akt elektoral i pastër

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 16:14
Ina Zhupa

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vendimin për të mbyllur për një vit platformën Tik Tok, si pjesë e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla.

Vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit pasi një nxënësi i shkollës Fan Noli Martin

Cani humbi jetën pasi u sulmua me thikë nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshin.

Ky vendim i Ramës ka shkaktuar reagime të forta në politikë, disa janë kundër dhe disa pro. Deputeteje demokrate Ina Zhupa shprehet kundër këtij vendimi.

Përmes një postimi në Facebook, Zhupa thotë se mbyllja e Tik Tok është vendim diktatorial dhe akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë.

Ina Zhupa: Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjeçari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë.

Rama sot lajmëroi se arsimi i dështuar qënka faj i Tik Tokut, se thikat në shkolla i fuska Tik Toku, se drogën në shkolla e coka Tik Toku, se mësimin me dy turne e bën Tik Toku, se mungesën e rezultateve në testin Pisa e manipulon Tik Toku, se mungesën e aktiviteteve në shkolla e ka faj Tik Toku, se ministren e dështuar ja vuri Tik Toku, se paratë e arsimiti vidhka Tik Toku. Edhe pasi gjeti “fajtorin” do e mbyll atë për 1 vit.

Vendimi diktatorial për mbylljen e një rrjeti social si TikTok që nuk po e kontrollonte dot është akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë. Është akt elektoral i pastër dhe përdorim i pushtetit për të shtypur liritë.

Fushata elektorale po e tmerron, po e shfazon dhe po bën përpëlitjet e fundit të censurës. Rezultati që mori Trump te rinia kryesisht nga Tik Tok, ishte prova që duhej mbyllur për Ramën.
Rama shpall se do mbyll sa për fushatë Tik Tokun ku del me keq se kudo, ku ska dot reporte dhe shadoëban, ku ska dot app “Aktivisti”, dhe i kanë dalë nga kontrolli propagandës.

Po si kaloi Edi Rama nga mikpritës i yjeve të Tik Tok, nga tik-tokist për vete, nga marrëveshja AMA- Tik Tok te vendimi për mbyllje?! E thjesht pamundësia për ta kontrolluar dhe ju kthimi i tij në një mjet i fuqishëm antipropagandë qeveritare.
Censura nuk do pranohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat