Reshje dëbore në zonat malore të juglindjes, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët!

Shqipëria

Reshje dëbore në zonat malore të juglindjes, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët!

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Zonat malore të juglindjes janë mbuluar nga reshjet e para të dëborës për këtë dimër, me trashësi që arrin deri në 15 cm në disa zona mbi 1100 metra lartësi.

Në fshatin Shtyllë, dëbora ka arritur deri në 5 cm, ndërsa në majën e Mashkullores trashësia varion nga 10 deri në 15 cm. Po ashtu, maja e Bigllës në Dardhë ka regjistruar rreth 5 cm dëborë.

Pavarësisht reshjeve, qarkullimi rrugor vijon normalisht. Rrugët që lidhin fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës mbeten plotësisht të kalueshme, pa nevojë për zinxhirë apo ndërhyrje emergjente. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se nuk ka pasur bllokime apo probleme të tjera në zonë.

Furnizimi me energji elektrike është gjithashtu i pandërprerë, ndërsa meteorologët paralajmërojnë reshje të tjera dëbore dhe ulje temperaturash në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat