Zgjedhjet e 11 Majit/ Flamur Noka zbulon 3 partitë me të cilat PD nuk do të bëjë aleancë

Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit/ Flamur Noka zbulon 3 partitë me të cilat PD nuk do të bëjë aleancë

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 18:30
Flamur Noka

Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i PD-së, zbuloi sot në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24,  se cilat janë partitë me të cilat PD nuk do të bëjë aleancë apo koalicion për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 Maj të vitit që vjen.

Noka tha se Partia Demokratike nuk do të bëjë koalicion me partinë e Agron Shehajt “Mundësia”, partinë e Endri Shabanit “Nisma thurje” dhe partinë e Adriatik Lapajt “Shqipëria Bëhet”.

Sipas Nokës  partia “Mundësia” është parti e Erion Veliajt, ndëra dy të tjerat janë sipas tij parti të Ramës dhe Alex Sorosit.

 “Partia e Veliajt që është kjo parti. Partia e Alex Soros që është partia e Shabanit dhe Lapajt, janë parti të Ramës.. të gjitha partitë tjera e kanë derën të hapur të vijnë. Ndjej dhimbje për Shehajn se është kapur peng, do doja mos t’i shërbente atyre. T’i shërbente opozitës”, tha Noka.

Gjithashtu Noka foli edhe për hetimet që SPAK ka hapur ndaj tij për çështjen e pasurisë.

Noka tha se hetimi ndaj tij ishte ishte një tentativë pengmarrje, për t’i mbyllur gojën.

“Edhe çështja që më është hapur mua, apo kolegëve të tjerë nga SKAP-i i partisë, ishte tentativë për të marrë peng. Ishte tentativë për të më marrë peng. Por nuk merret peng Flamur Noka. Flamur Noka nuk merret peng sa të jetë gjallë. Ata janë të qartë tashmë. Por më dhimbset, unë Agron Shehajn e shoh me dhimbje sepse pengmarrja është akt i dhimbshëm.”, u shpreh Noka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat