Një tërmet me magnitudë 4.7 ka ndodhur pasditen e së shtunës në Agrinjo.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter dhe një thellësi fokale 18.4 kilometra me epiqendër në liqenin e Trichonidës dhe konkretisht 5 kilometra në perëndim, në veriperëndim të Banjave Termale të Etoloakarnania.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në zonën e Agrinio-s dhe në zona të tjera të Etoloakarnanisë.
Sipas matjeve të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në një distancë prej 13 kilometrash në lindje të zonës Kainourgio, në Agrinio.