“Bëri tango me Ballukun, janë ushtarë të Ramës”/ Noka për Shehajn: Shfaqi gjithë atë dashuri me ministren, po me mua pse nuk…

Shqipëria

“Bëri tango me Ballukun, janë ushtarë të Ramës”/ Noka për Shehajn: Shfaqi gjithë atë dashuri me ministren, po me mua pse nuk…

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 19:17
Flamur Noka, Belina Balluku

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të rënda ndaj kryetarit të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, me të cilin pati përplasje fizike në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.

Noka tha se Shehaj ndonëse është opozitar, i shërben interesave të qeverisë, Edi Ramës, Erion Veliajt dhe ministres Belina Balluku.

Në intervistën e tij për emisionin “Kjo Javë” në News 24, Noka tha se Shehaj tentoi të pengonte betejën e PD për interes të mazhorancës.

Noka vuri në dukje gjithashtu afrimitetin e Shehajt me Ballukun në seancë.

Ai tha në mënyrë karakteristike se dyshja bënë tango bashk , madje nxorën edhe selfie në Kuvend. Këto Noka i tha duke treguar një video të Shehaj dhe Ballukut nga Kuvendi.

Noka: Shehaj bëri tango me Belinda Ballukun. Janë ushtarë të Ramës, janë pushteti dhe lidhja e korrupsionit që i mbajnë bashkë. Pse Shehaj shfaqi gjithë atë dashuri me Ballukun dhe jo me mua? Dëgjoni dashurinë virtuale që bëjnë me njëri tjetrin. Shiheni një bashkëbisedim i lumtur dhe duke bërë selfie. Ky zotëria pse nuk u soll kështu me mua kur kisha radhën. Mua më tha jo s’të lë të flasësh. Çështja e profesioneve të lira ishte çështja e ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat