Pas vendimit për mbylljen e TikTok prezantohet planveprimi për sigurinë në shkolla

Shqipëria

Pas vendimit për mbylljen e TikTok prezantohet planveprimi për sigurinë në shkolla

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 19:29
Edi Rama

Duke e justifikuar si të domosdoshme mbylljen për një vit të TikTok-ut, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të shtunën se platforma sociale ka luajtur një rol edukues negativ, të pakrahasueshëm me praktikën që ndjek kompania kineze në shtetin e saj të origjinës.

“Se është kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë, por po ta shikosh në Kinë dhe jashtë saj janë dy TikTok të ndryshëm. TikToku është rrugaçi i lagjes.

Kemi frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTok-un do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçëri, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në TikTok-un e Kinës,” u shpreh Rama.

Në aspektin teknologjik procesi i mbylljes së platformës është parashikuar të zgjasë nga 6–8 javë duke filluar viti i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat