Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e TikTok në Shqipëri, vjen reagimi zyrtar nga kompania

Shqipëria

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e TikTok në Shqipëri, vjen reagimi zyrtar nga kompania

Më: 21 dhjetor 2024 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Pas njoftimit të sotëm të dhënë nga kryeministri Edi Rama se platforma TikTok do të mbyllet për një vit në vendin tonë, vjen reagimi zyrtar nga kompania.

Sipas AFP, TikTok në një përgjigje me email të shtunën ndaj një kërkese për koment kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë.

Kompania tha:

“Nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat