Festat e fundvitit kane rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindje për të kaluar ditët festive.
Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar te Kapshticës janë regjistruar 6303 hyrje dhe 2444 dalje.
Për të përballuar këtë fluks ne rritje të qytetarëve që hyjnë ne vendin tone pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar me pas ne varësi te situatës .
Ndërkohe ajo qe behet e ditur nga autoritetet doganore është se fluksi me i larte pritet te regjistrohet në Vigjilje të Krishtlindjes e më pas në ditët e fundit të vitit.