Një taksist është arrestuar në Tiranë për veprën penale të vjedhjes me dhunë.
Policia thotë se 26-vjeçari ka grabitur me dhunë klientin e tij, të cilit I ka marrë dy telefona dhe një shumë monetare.
Pas këtij akti shton policia, taksisti e ka zbritur klientin nga taksia dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.