Grabitën qytetarin me dhunë, shoqërohen dy të mitur në Vlorë

Shqipëria

Grabitën qytetarin me dhunë, shoqërohen dy të mitur në Vlorë

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Dy të mitur janë ndaluar nga Policia e Vlorës për veprën penale të vjedhjes.

Policia thotë se të miturit, në bashkëpunim me një të tretë i kanë vjedhur me dhunë portofolin një 66-vjeçari mbrëmjen e së shtunës.

Sipas Policisë, 66-vjeçari kishte në portofol një shumë monetare të konsiderueshme.

Të miturit janë dërguar në komisariat dhe priten të merren në pyetje në prani të psikologut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat