Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Shkodrës Izmira Ulqinaku nëpërmjet një deklarate për mediat ftoi shkodranët t’i bashkohën protestës së thirrur nga opozita të hënën në Tiranë.
Ulqinaku dënoi edhe miratimin e buxhetit nga këshilltarët e mazhorancës disa ditë më parë në këshillin Bashkiak teksa tha se taksat do të rriten ndjeshëm vitin e ardhshëm me propozim të Kryebashkiakut Benet Beci.
“Të nderuar bashkëqytetarë,
Ky vit po mbyllet me një bilanc negativ për banorët e Shkodrës. Ekonomia e familjeve sa vjen e ulet në kufirin e varfërisë. Vëmendja dhe mbështetja nga shteti nuk duket gjëkundi, përkundrazi viti i ri 2025 pritet të jetë edhe më i vështirë ekonomikisht.
Kryetari i Bashkisë Shkodër i emëruar nga bandat, të enjten prezantoi para Këshillit Bashkiak, buxhetin e varfërimit.
Buxheti i vitit 2025, i cili u votua nga të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës, parashikon dyfishim të taksave e tarifave lokale. Nuk parashikon investime serioze nga taksat tona, parashikohen aktivitete sociale të panevojshme ku paratë bëhen tym e vidhen.
Shkodra, ndër qytetet më të varfra në Shqipëri, nuk meriton dyfishimin e tarifës se ujit të pijshëm. Nga 1 janari, shkodranët do të përballen edhe me këtë rritje, përveç dyfishimit të tarifës së pastrimit, ndriçimit e gjelbërimit.
Buxheti 2025 nuk mbështet asnjë kategori të banorëve të Shkodrës:
- Nuk mbeshtet femijet, investim ne kopshte cerdhe
- Nuk mbështet çiftet e reja, ndihmë nëe blerje shtëpie etj
- Nuk mbështet fermerët
- Nuk mbështet familjet e pamundura ekonomikisht
- Nuk mbështet bizneset e reja
- Nuk mbështet asnjë qytetar, por kërkon tua nxijë dhe t’i largojë drejt rrugëve të Europës e botës.
Edi Rama e Benet Beci janë si vëllezër në konceptin qeverisës, politika e tyre është dyfishim taksash e tarifash, varfërim dhe vetëm varfërim.
Benet Beci nuk ka propozuar uljen e asnjë takse e tarife, të gjitha i ka rritur pa asnjë lloj arsye.
Ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike e dënojmë këtë model dhe jemi kundër politikave varfëruese.
Me ardhjen tonë në pushtet çdo qytetar do të ndihet i vlerësuar dhe mirëqënia e secilit do të jetë primare. Ekonomia është pika kyçe e programit tonë. Ulje taksash e tarifash për çdo shqiptar, rritje pagash e pensionesh, është ajo çfarë ne do të realizojmë, në mënyrë që të ndalet hemoragjia e të rinjve drejt shteteve të huaja.
Shkodranët neër do të vërshojnë drejt Tiranës, për të reaguar ndaj padrejtësive, për t’i dhënë një goditje të fortë regjimit varfërues.
Nesër e hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, shkodranët do të jenë në Tiranë për t’i thënë ndal vjedhjes e pasurimit të pushtetarëve.
Ftoj secilin prej jush, të bëhemi bashkë!
Është radha jonë!” , deklaron Ulqinaku.