Berisha kujton përballjen e Azem Hajdarit me Ramiz Alinë: Ishte një lider i lindur, betimi që bëri në shesh…

Shqipëria

Berisha kujton përballjen e Azem Hajdarit me Ramiz Alinë: Ishte një lider i lindur, betimi që bëri në shesh…

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 12:58
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë në një aktivitet me titull “Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë”, duke kujtuar përballjen e heroit të demokracisë me Ramiz Alinë.

Berisha kujton momentin kur Azem Hajdari me një grup të vogël studentësh dalin e protestojnë në sheshin e Qytetit Studenti.

“Nuk kishin drita, baltë në qytet, nuk kishin ngrohje etj. Natyrisht këto kërkesa ishin të tyre, por Ramiz Aliaj informohet menjëherë se, studentët janë në protestë dhe kërkojnë takim, pranon takimin dhe nuk i pret në Komitet Qendror, por i pret në universitet. Dhe këta shkojnë në Universitet”, tha Berisha.

Më tej ai u shpreh se “Izolimi kishte bërë punë të jashtëzakonshme. Sigurisht kishte një elitë që e dinte, por masivisht, propaganda kishte bërë punë të jashtëzakonshme.  Dhe Azem Hajdari i thotë, na thuaj ku e ke qëllimin dhe fjala e tij; nuk kemi dalë për një gojë çaj.  Kemi dalë për atë që duhet dalë, pra për qëllime politike”.

Pjese nga fjala e Berishes

Ka një vlerësim për të pamposhturit. I pamposhtur është ai që rrezohet dhe ngrihet.

Këtyre u nxjerr Ramiz Aliaj me Hekuran Isain dhe sampistë dhe i rrahin në mënyrën më barbare. Imagjinoni tani. I kishte pritur, por tani ai me dajak donte ti bënte të pendoheshin pse kërkuan. U pendua, jo absolutisht. Doli të nesërmen në krye të studentëve dhe u nisën tani për të pushtuar sheshin.

Dhe ai ngrihej, ishte me një xhakovente të zezë, dhe ngrihej mbi supet, i rrethuar nga të gjitha anët, por një rrethim i papërshkrueshëm. Të gjitha llojet e armëve aty.

Kishte dalë dhe Garda. Dhe ky që ngrihej, poshtë dinastia, liri, demokraci. Hipte mbi supet e shokëve të vet që të dëgjohej më mirë dhe ata e duartrokisnin.

 Me egërsinë e tyre, diktatura e pastroi rrugën.

Shkojmë me Besnikun dhe i gjejmë tek një nga konviktet. Na thanë se ju kemi kërkuar, por ju thamë se, nuk na kishte thënë njeri, por ne erdhëm sapo morëm vesh që keni dalë.

A do të na përfaqësoni na thanë, jo, përfaqësojmë veten tonë, por do të ju mbështesim. Ju përfaqësoni veten tuaj, ne do t’ju mbështesim ju fuqimisht.

I rrahur, pasi e kishin goditur, ishin bërë fërtele dhe i lëshon ultimatum Ramiz Alisë. Më thotë, na i lironi dot të burgosurit, i them jo, se nuk njoh në atë sektorin e burgjeve, kur aty gjindet njëri, thotë i njoh unë. Thotë u thuaj, se nëse nuk i lirojnë shokët tanë, xham e gjë pa thyer në Sheshin Skënderbej nuk do të ketë. Ultimatum. Dhe këtë ultimatum unë pastaj ja kam përcjellë Ramiz Alisë.

Pra i lindur. Doktrina thotë që, lider bëhesh dhe nuk lind, në fakt ai ishte i lindur dhe ishte më i jashtëzakoshëm si njeri që mund të bëhej.

E kishin rrethuar nga të gjitha anët. Çfarë bënte Ramiz Aliaj, ishte i dystuar. Po të mund ti shtypte, do ti shtypte. Nëse nuk i shtypte dot, pastaj do nënshtrohej. I kishte rrethuar shumë keq. Tu thonim ne se, ishin të rrethuar dhe nuk mund të dilnin, se ata i kapnin dhe i fusnin në kamionë dhe i shpërndanë. E vërteta ishte se, vetëm këta ishin aty, ishin vetëm studentët konviktorë. Tek tuk mund të ketë pasur, dhe qytetarë nuk kishte atë natë, ishin vetëm.

Pasi u bindën për të mos zbritur natën në shesh.

Aty ishin mbledhur mbi 1 mijë studentë, pasi po ktheheshin nga fundjava. Më thotë, dil e folu dhe unë u them, se janë liruar ata studentët, të tjerët në spitale janë kuruar dhe nuk do të zbrisni. Me eksplozion, tradhtar, tradhtar, na tradhëtove.

E merr fjalën ky. Jo, e keni shumë gabim, këta kanë ardhur me ne, për të na ndihmuar. Tani ja kthyen atij tradhtar. Tradhtar thotë; kur unë të ju tradhtoj ju, Kirit dhe Rudinës ua fus thikën në bark dhe ua nxjerr në gabzerr. Ata u shtangën, ishte ky lloj betimi i lashtë, shekspirian që sheshin e dominoi tërësisht dhe pas kësaj, brohoritje të fuqishme për heroin, për Azem Hajdarin.

Ishte i jashtëzakonshëm, ju them unë ju.

Po ta marrësh në një aspek, ai kishte guximin, por kishte instinkte, instinkte të çuditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat