Mosbindja civile/ Tedi Blushi: Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin

Shqipëria

Mosbindja civile/ Tedi Blushi: Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Një ditë para protestës së opozitës, Sekretar i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka bërë thirrje për as më shumë pjesëmarrje, duke u kërkuar që të gjithë të ngrihem në mosbindje civile.

Ai thotë se asgjë nuk e ndal misionin kombëtar për të shpëtuar vendin.

Po ashtu, Tedi Blushi thotë se ditën e nesërme Tirana do të jetë në duart e qytetarëve.

Reagimi:

Nesër, ora 17:00, Tirana në duart e qytetarëve!

Fortifikimi me beton special i bunkerit në Surrel është frika në palcë e Edi Ramës, nga korrupsioni dhe krimet e përbindshme, nga fundi i shpejtë dhe i pashmangshëm.

Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin!

Të gjithë në këmbë, në mosbindje civile!

Fitorja është më pranë se kurrë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat