Një ditë para protestës së opozitës, Sekretar i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi ka bërë thirrje për as më shumë pjesëmarrje, duke u kërkuar që të gjithë të ngrihem në mosbindje civile.
Ai thotë se asgjë nuk e ndal misionin kombëtar për të shpëtuar vendin.
Po ashtu, Tedi Blushi thotë se ditën e nesërme Tirana do të jetë në duart e qytetarëve.
Reagimi:
Nesër, ora 17:00, Tirana në duart e qytetarëve!
Fortifikimi me beton special i bunkerit në Surrel është frika në palcë e Edi Ramës, nga korrupsioni dhe krimet e përbindshme, nga fundi i shpejtë dhe i pashmangshëm.
Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin!
Të gjithë në këmbë, në mosbindje civile!
Fitorja është më pranë se kurrë!