U hodh me dron apo inskenim? Shpërthimi në Tiranë, mister vendndodhja e qiramarrëses

Shqipëria

U hodh me dron apo inskenim? Shpërthimi në Tiranë, mister vendndodhja e qiramarrëses

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Policia e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërthimin që ndodhi pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela”.

Si pasojë e lëndës plasëse të vendosur në ballkonin e një apartamenti në katin e 9 u dëmtua xhami dhe vetrata e ballkonit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Efektivët e policisë kanë zbuluar se banesa rezulton në emër të Albert Thomës, ndërsa ky i fundit e ka lëshuar me qira për Elena Arzën.

Grupi hetimor shprehet se ajo nuk është marrë në pyetje pasi në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë. Po ashtu, vendndodhja e saj mbetet e panjohur për momentin.

Dyshohet se lënda plasëse është hedhur me dron, por kjo nuk është e vetmja pistë që po hetohet. Grupi hetimor nuk përjashton as mundësinë e një inskenimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat