Policia e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërthimin që ndodhi pak para mesnate në rrugën “Sadik Petrela”.
Si pasojë e lëndës plasëse të vendosur në ballkonin e një apartamenti në katin e 9 u dëmtua xhami dhe vetrata e ballkonit. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Efektivët e policisë kanë zbuluar se banesa rezulton në emër të Albert Thomës, ndërsa ky i fundit e ka lëshuar me qira për Elena Arzën.
Grupi hetimor shprehet se ajo nuk është marrë në pyetje pasi në momentin e ngjarjes nuk ndodhej në banesë. Po ashtu, vendndodhja e saj mbetet e panjohur për momentin.
Dyshohet se lënda plasëse është hedhur me dron, por kjo nuk është e vetmja pistë që po hetohet. Grupi hetimor nuk përjashton as mundësinë e një inskenimi.