Vendimi i Ramës për mbylljen e TikTok, Bardhi: Modeli më i keq te fëmijët është qeverisja e tij

Shqipëria

Vendimi i Ramës për mbylljen e TikTok, Bardhi: Modeli më i keq te fëmijët është qeverisja e tij

Më: 22 dhjetor 2024 Në ora: 17:15
Edi Rama dhe Gazmend Bardhi

Kreu i Grupit të PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar lidhur me mbylljen e TikTok në Shqipëri, duke theksuar se modeli më i keq dhe ndikimi më negativ që fëmijët po shohin është qeverisja e Edi Ramës.

Sipas tij, qeveria ofron mesazhe të gabuara për fëmijët, duke u dhënë ata shembuj të dëmshëm, si nëse vjedh, bëhesh ministër; nëse vret apo trafikon drogë, bëhesh deputet; nëse je militant partie, bëhesh drejtor shkolle, etj.

Bardhi thotë se mbyllja e qeverisë do të ishte një hap më i shëndetshëm dhe garanci më e madhe për rritjen e fëmijëve.

“Faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale!”, tha Bardhi.

Postimi i plotë

Modeli dhe ndikimi më i keq tek fëmijët është qeverisja e Edi Ramës!

Ajo i jep modelin fëmijëve se:

nëse vjedh bëhesh ministër;

nëse vret apo trafikon drogë bëhesh deputet;

nëse dhunon dhe bashkëpunon me bandat bëhesh drejtor policie;

nëse je arrogant bëhesh kryetar bashkie;

nëse je militant partie bëhesh drejtor shkolle; apo

nëse je bandit emëron drejtorë dhe fiton tendera.

A nuk është më e shëndetshme për fëmijët dhe garanci më e madhe për mirërritjen e tyre që të mbyllim qeverinë e Edi Ramës?! Sigurisht që PO!

Boll është boll, 12 vjet keqqeverisje dhe gjithmonë një alibi e gatshme që faji është diku tjetër. E vërteta është që faji është tek papërgjegjshmëria e Qeverisë së Edi Ramës, tek mungesa e politikave të duhura në arsim, tek shndërrimi i shumicës së mësuesve në trupë elektorale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat