Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij.
Ndërkohë që reshjet intensive do të ketë edhe në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër ndërsa qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Për shkak të shtrëngatave dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, IGJEO njofton se mund të krijojnë probleme të ndryshme.
Po ashtu mund të ketë edhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve.