Sali Berisha sot në protestë për herë të parë pas lirimit! Ja ku do jetë kreu i PD-së dhe rrugët që do të bllokohen

Shqipëria

Sali Berisha sot në protestë për herë të parë pas lirimit! Ja ku do jetë kreu i PD-së dhe rrugët që do të bllokohen

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Opozita i rikthehet sot mosbindjes civile duke bllokuar akset kryesore të Tiranës, ndërkohë që për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve pritet të jetë dhe Sali Berisha.

Demokratët vijojnë të këmbëngulin ngritjen e një qeverie teknike para zgjedhjeve të 11 majit, pa Edi Ramën kryeministër. Në një takim me qytetarët e degës 9 në Tiranë, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive. Lideri demokrat u shpreh se qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit.

“Nesër, në ora 17:00 është dita e betejës sonë, të gjithë sa janë qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë vërshojnë në Tiranë në mosbindje civile për të dridhur themelet e narkoshtetit, narkodiktaturës dhe për të ecur, për ta festuar vitin e ri të sigurtë, në fitoren që meritojnë”,-theksoi Berisha. Lideri demokrat u kërkon qytetarëve që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë “Rama” të cilën e cilëson si diktatura e re pas asaj të Enver Hoxhës.

Në aktivitetin e zhvilluar në selinë blu, “Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë”, Berisha teksa vlerësoi figurën e heroit të demokracisë, theksoi se qytetarët duhet të ndjekin shembullin e studentëve të vitit 1990. Berisha rikujtoi kontributin e tij për të vendosur demokracinë në vendin tonë. Risjellja në vëmendje të protestave studentore, erdhi një ditë para se PD të zhvillojë tubimin e saj sot në orën 17:00 në kuadër të mosbindjes civile. Për Berishën, Hajdari duhet t’ju shërbejë të rinjve si burim frymëzimi për rrëzimin e regjimit aktual siç e quan ai qeverisjen e majtë, që për të njësoj si komunizmi po heq lirinë e individit.

Me filozofinë se e ardhmja projektohet duke kujtuar të shkuarën, Sali Berisha ju tregoi me detaje të rinjve demokratë të mbledhur në takimin “Në kërkim të simboleve” të gjithë rolin që pati Azemi Hajdari në protestat e dhjetorit që rrëzuan komunizmin.

“Azem Hajdari i thotë Ramizit na thuaj ku e ke qëllimin dhe fjala e tij, nuk kemi dalë për një gojë çaj, kemi dalë për atë që duhet dalë, pra për qëllime politike. Ishte një njeri me guxim të jashtëzakonshëm dhe instinkte politike të jashtëzakonshme”,-tha Berisha. Ai kujtoi momentin kur Azem Hajdari, së bashku me një grup të vogël studentësh, dolën për të protestuar në sheshin e Qytetit Studenti.

“Studentët nuk kishin drita, baltë në qytet, as ngrohje. Këto ishin kërkesat e tyre, por Ramiz Alia u informua menjëherë për protestën dhe pranoi një takim me ta, jo në Komitetin Qendror, por në universitet. Kështu, ata sh kuan në Universitet”,- tha Berisha. Lideri demokrat përmendi se “izolimi kishte pasur një ndikim të jashtëzakonshëm. Sigurisht, kishte një elitë që e dinte situatën, por propaganda kishte bërë punë të jashtëzakonshme për masat. Azem Hajdari i tha: ‘Na thuaj ku e ke qëllimin’ dhe ai nënvizoi se ‘nuk kemi dalë për një gotë çaj, por për atë që duhet, pra për qëllime politike.’”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat