Plagosje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, arrestohen dy persona në pikën kufitare të Kakavijës!

Shqipëria

Plagosje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, arrestohen dy persona në pikën kufitare të Kakavijës!

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Dy persona të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vepra të ndryshme penale janë arrestuar në pikën kuftare të Kakavijës.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari Dorjan Deda, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim. Raportohet se i riu është dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Gjithashtu është arrestuar 46-vjeçari Landi Lezi, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, i shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Memaliaj, për shkak të shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky i fundit rezulton se ishte i përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilat ishin të lidhura me aktivitetin e tij kriminal.

Njoftimi i policisë: 

Autoritetet në pikën kufitare të Kakavijës, kanë arrestuar një 26-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe një 46-vjeçar i kërkuar për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, masë e vendosur për veprën “grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Tiranës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, i shpallur në kërkim nga Stacioni i Policisë Memaliaj, për shkak të shkeljes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky shtetas ishte i përfshirë në një dosje për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të cilat ishin të lidhura me aktivitetin e tij kriminal.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë dhe nga Stacioni i Policisë Memaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat