Është shtyrë sërish seanca për ndryshimin e masës për Safet Gjicin.
Prokurori i çështjes ngriti pretendimin se akt ekspertimi i IML nuk është i plotë.
Gjithashtu theksoi se nuk i përgjigjet pyetjes nëse institucioni i vuajtjes së dënimit në të cilin ndodhet Gjici ofron trajtimin mjekësor të nevojshëm që të mos i rrezikohet jeta si dhe të shkruhet terapia mjekësore që duhet për sëmundjen e Gjicit
Seanca e radhës u vendos të mbahet më 30 janar në orën 10:00.