Emri/ U shkrumbua nga flakët, makina e djegur është e ish-oficerit të krimeve!

Shqipëria

Emri/ U shkrumbua nga flakët, makina e djegur është e ish-oficerit të krimeve!

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Makina tip “Volswagen” e cila u shkrumbua nga flakët në fshatin Rrëmenj, raportohet se i përket ish-oficerit të krimeve Leonard Dervishllari.

Zjarri në mjet ra rreth orës 01:30, ndërsa raportohet se ish-oficeri i krimeve e kishte parkuar prej disa ditësh pranë banesës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, por po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po vazhdon ende me hetimet duke marrë gjithashtu edhe deklaratën e Dervishllarit.

Në deklaratë që ai ka dhënë ka sqaruar për policinë se nuk ka konflikte dhe se nuk dyshon te asnjë njeri përveç të tjerash ai është shprehur se nuk dyshon që zjarri të jetë i qëllimshëm.

Kujtojmë se së bashku me mjetin e ish oficerit të policisë u dogjën pjesërisht edhe dy makina të tjera të parkuara afër tij.

“Rreth orës 01:30, në fshatin Rrëmenj, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volswagen”, në pronësi të shtetasit L. D. Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht 2 automjete të parkuara afër tij”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat