Gjykata Kushtetuese mblidhet për përfundimin e mandatit të Holta Zaçaj

Shqipëria

Gjykata Kushtetuese mblidhet për përfundimin e mandatit të Holta Zaçaj

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 13:31
Holta Zaçaj.

Këtë të hënë mblidhen për herë të pestë gjyqtarët e Kushtetueses, për përfundimin e mandatit të Holta Zaçaj.

Në bazë të dokumentacioneve dhe të një ballafaqimi të atyre që kanë ardhur nga Gjykata e Lartë dhe nga vetë opinioni i vetë Holta Zaçaj, pritet që gjyqtarët do të marrin një vendim.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se të gjitha alternativat janë të hapura, dhe ajo që pritet ditën e sotme është që të ketë një vendimmarrje, por shtoi se ekziston mundësia që të jetë pa një vendimmarrje, por me një shqyrtim të përfunduar.

“Mësohet se  Zacaj nuk është, ndërsa gjyqtaret kane sot ne dore nje opinion i saj, lidhur me praktiken e zgjedhjes se saj ne Gjykate Kushtetuese nga Gjykata e Larte dhe praktiken tashme te nisur qe prej 11 dhjetorit, për ta zgjedhur gjyqtarin pasues”, raportoi për ABC News gazetarja Erneta Shevroja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat