Giorgia Meloni nuk tërhiqet! Qeveria italiane do të vazhdojë transferimet e emigrantëve në Gjadër nga muaji janar

Shqipëria

Giorgia Meloni nuk tërhiqet! Qeveria italiane do të vazhdojë transferimet e emigrantëve në Gjadër nga muaji janar

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 15:20
Foto nga vendngjarja

Qeveria italiane synon të rifillojë dërgimin e emigrantëve në Shqipëri në janar 2025. Kryeministrja Giorgia Meloni, me fillimin e vitit të ri, synon të rifillojë projektin e azilkërkuesve në qendrat shqiptare, i cili deri tani është rrëzuar nga gjyqtarët. 

“Gjykata e Kasacionit vendosi në favorin tonë për vendet e sigurta”, u shpreh Meloni gjatë një takimi të thirrur nga kryeministrja e Italisë.

Ajo shtoi se “vendimi i Gjykatës së Lartë të 19 dhjetorit na dëshmoi të drejtën”. Ndërsa theksoi se “qendrat do të funksionojnë, edhe nëse më duhet të kaloj atje çdo natë nga tani deri në fund të qeverisë italiane”

Për të kapërcyer pengesën, qeveria italiane, me një ndryshim të përfshirë në dekretin, transferoi përgjegjësinë për vendimin nga magjistratët e seksioneve të imigracionit tek Gjykatat e Apelit, me shpresën për të marrë vendime të favorshme. Masa hyn në fuqi 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra më 11 janarin e ardhshëm.

Që nga ai moment, Libra do të mund të dërgojë sërish emigrantë nga brigjet italiane në portin e Shëngjinit.

Ndërkohë, 19 dhjetorin e kaluar pati një vendim nga Gjykata e Lartë që qendra e djathtë e interpretoi si mbështetje të qëndrimit të saj. Vendimi, për një çështje që i paraprin dekretit me të cilin qeveria ripërcaktoi listën e vendeve të sigurta, njeh të drejtën e politikanëve për të vendosur një regjim të diferencuar për aplikimet për azil për ata që vijnë nga vendet e përcaktuara si të sigurta.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat