Mbytet peshkarexha në Durrës, ishte e ankoruar prej kohësh në kalatë

Shqipëria

Mbytet peshkarexha në Durrës, ishte e ankoruar prej kohësh në kalatë

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Një peshkarexhë është mbytur këtë të hënë në basenin e portit të peshkimit në Durrës, duke shtuar shqetësimet për pasojat që moti i keq sjell. 

Sipas burimeve nga ky port, anija me emrin “Gimi & Geri” ishte e ankoruar në kalatë prej kohësh, por kushtet e rënduara atmosferike të orëve të fundit në gjirin e Durrësit, kanë bërë që ajo të marrë ujë dhe të fundoset në basen.

Peshkarexha bëhet me dije se është në pronësi të një shtetasi nga Korça, por prej vitesh nuk ka dalë në det për gjueti peshku. Anija ka qëndruar e ankoruar në bankinë dhe dyshohet se mungesa e mirëmbajtjes mund të ketë kontribuar në dëmtimin e saj, duke e bërë më të ndjeshme ndaj kushteve të këqija atmosferike.

Autoritetet portuale po vëzhgojnë situatën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ndërmerren hapa për nxjerrjen e shpejtë të peshkarexhës nga baseni dhe për të shmangur ndotjen e mëtejshme të ujërave të portit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat