“Devijoni trafikun!”- Protesta e opozitës, Bardhi punonjësve të policisë: Po na pengoni në të drejtën tonë për tubim!

Shqipëria

“Devijoni trafikun!”- Protesta e opozitës, Bardhi punonjësve të policisë: Po na pengoni në të drejtën tonë për tubim!

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 17:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Kreu u Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është pjesë e protestës së opozitës që mbahet ditën e  sotme në Tiranë, ka paralajmëruar punonjësit e policisë të lejojnë qytetarët të protestojnë.

Bardhi: Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar.

Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimi, ta mësojmë nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim.

Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat