LIVE: Deputeti i PD humb ndjenjat në protestë; Berisha: Sulmi ndaj Agron Gjekmarkajt u urdhërua nga Edi Rama!

Shqipëria

LIVE: Deputeti i PD humb ndjenjat në protestë; Berisha: Sulmi ndaj Agron Gjekmarkajt u urdhërua nga Edi Rama!

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 17:34 Përditësuar në ora: 19:12 më 23.12.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

“Gjekmarkajt i ka rënë të fikët”, Berisha informohet live

Deputetja e PD-së Albana Vokshi e informoi live kryedemokratin Sali Berisha se nënkryetarit të kësaj force politike Agron Gjekmarkaj i ka rënë të fikët sot në protestë.

Sipas saj, ai është goditur nga forcat e Policisë së Shtetit e për pasojë ka rënë në tokë.

Berisha e dënoi këtë akt të cilin e cilësoi kriminal, duke thënë se do mbahen përgjegjës kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha…Lexo më shumë

“Kriminel, ka policë me kallash”, tensione të forta në Rrugën e Elbasanit, Noka përplaset me shefin e komisariatit

Tensione të forta në Rrugën e Elbasanit, Flamur Noka shtyhet përplaset me shefin e komisariatit nr 1.

“Kriminel, ka policë me kallash”, ka thënë Noka.

Tensione te “Sheshi Wilson”, përplasje fizike mes policisë, Luan Baçit dhe Erisa Xhixhos

Pas bllokimit të qarkullimit te “Sheshi Wilson”, polica ka tentuar që të shpërndajë protestuesit.

Gazetarja e Top Channel që po ndjek nga afër protestës, Doris Sallaku, bën me dije se mes deputetit Luan Baçit dhe efektivëve ka pasur një moment tensioni dhe shtyrje fizike. Po ashtu përplasja ka ndodhur edhe me deputeten Erisa Xhixho.

Sakaq, protestuesit nuk i janë përgjigjur policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar qarkullimin.

Xhixho: Ta kenë të qartë të gjithë, mos të japin urdhra politikë për të dhunuar gratë, s’mund të dhunohet, se ky mesazh jepet që çdo qytetar mund të dhunohet kur ushtron të drejtën e protestës.

Bardhi: Të garantojë të drejtën, as nipi i Enver Hoxhës s’mundet, po tentohen të dhunohen qytetarët duke shkelur të drejtën e qytetarëve. Nuk ka të shoqëruar këtu ku jemi. Ata dhunojnë punonjësit e medias.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë te sheshi Wilson

Ka përplasje mes forcave policore dhe protestuesve tek Sheshi Wilson në kryeqytet. Tensionet janë të pranishme edhe me disa përfaqësues të opozitës. Po tentohet “çarja” e kordonit policor…

Nga njëra anë Policia kërkon zhbllokim të akseve rrugore për të lejuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa protestuesit e cilësojnë këtë tubim një të drejtë ligjore.

Berisha, drejt Zogut të Zi

Mesa duket Sali Berisha do t’i vizitojë disa nga pikat e protestës këtë të hënë.

Ai shkoi në fillim te tubuesit e përqendruar te kryqëzimi te Rruga e Elbasanit që ndodhet edhe më pranë selisë së Partisë Demokratike.

Më pas vendosi të përshëndesë edhe ata që ndodhen pranë Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë teksa mbajti një fjalim aty theksoi se do ta vazhdojë rrugëtimin e tij, tashmë drejt protestuesve të vendosur tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi.

“Sa kohë ke pa t’u rrit rroga, pse nuk proteston?”, Bardhi përplaset me policin në protestë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi përplaset me policin në protestë.

Ai i ka kërkuar atij që t’i bashkohet tubimit të opozitës këtë të hënë.

Bardhi: Sa kohë ke pa t’u rrit rroga, pse nuk proteston, jemi këtu edhe për ty, jo të vish të zhurmosh zërin tonë.

Berisha i bashkohet protestës së opozitës: Nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona! Mosbindje civile në çdo formë të mundshme

Kreu i PD, Sali Berisha i është bashkuar protestës dhe aktualisht ndodhet në Rrugën e Elbasanit.

Berisha: Ky dimër do jetë i vështirë si argatin e Tiranës dhe padronin e Beogradit, edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelët diktatorin, edhe që të ardhme nuk kanë, i përshëndes nga zemra, përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe ne nuk do të ndalojmë pa realizu objektivat tona, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve.

Mosbindje në çdo formë të mundshme, Edi Rama është i humbur, ju e patë atë si i kishte rënë audienca e tij në Tiktok, ato që si kontrollon dot, Edi Rama e ka kuptuar.  Me Ramën s’ka zgjedhje, nuk bojkotohen zgjedhjet, beteja është e pandalshme deri në përmbysjen e tij, do bëjmë gjithçka që kjo diktaturë të shporret. Diktaturat përmbysen ose me armë ose me mosbindje.

Protesta e opozitës dhe bllokimi i rrugëve, kaos me trafikun në Tiranë, policia thirrje për lirimin e akseve

Kaos trafiku është krijuar në kryeqytet pas nisjes së protestës së opozitës dhe bllokimit të disa akseve kryesore rrugore në Tiranë.

Ndërsa deputetët e PD deklarojnë se nuk do ta hapin rrugën dhe i bëjnë thirrje policisë që të bashkohet me protestës, uniformat blu bëjnë thirrje me megafona për të liruar qarkullimin dhe mos penguar qytetarët.

Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.

“Ikni në shtëpi se u lagët o polica”, protestuesi ‘këshillon’ blutë’ gjatë tubimit të opozitës

Njëri prej protestuesve ka ‘këshilluar’ policët gjatë tubimit të opozitës.

“Ikni në shtëpi se u lagët o polica”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa policët kanë bërë thirrje për shpërndarje të protestuesve.

Nis protesta e opozitës, deputetët dalin nga selia blu, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ka nisur protesta e opozitës, teksa deputetët e PD kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin.

Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se ka nisur po ashtu edhe bllokimi i rrugëve të para në kryeqytet, rruga e “Elbasanit” dhe rrethrrotullimi i “Sheshit Willson”.

Kujtojmë se policia në përgjigje të kërkesës së organizatorëve të këtij tubimi, nuk u ka dhënë leje për bllokimin e akseve rrugore, pasi sipas bluve konsiderohet vepër penale.

Deputetët e PD kanë deklaruar se nuk tërhiqen nga vendimi për të bllokuar rrugët pasi sipas tyre kështu bëhet tubimi.

Sakaq, policia vijon të bëjë thirrje me megafon për të liruar rrugën dhe qarkullimin për automjetet dhe qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat