Bllokimi i rrugëve, Bylykbashi: Nuk ka asnjë vepër penale, po ushtrojmë të drejtat Kushtetuese

Shqipëria

Bllokimi i rrugëve, Bylykbashi: Nuk ka asnjë vepër penale, po ushtrojmë të drejtat Kushtetuese

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 17:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale.

E ndërsa Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale, deputeti demokrat tha se opozita dhe mbështetësit e saj po ushtrojnë një të drejtë kushtetuese.

“Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit për protestën. Është detyrë ligjore e drejtuesve të Policisë që të njoftojnë zinxhirin e tyre për këtë protestë. Nuk ka asnjë vepër penale, pasi ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë kushtetuese.

Bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale”, tha Bylykbashi. Ai paralajmëroi drejtuesit e Policisë së Shtetit që të respektojnë ligjin dhe të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat