Reshjet e dëborës që filluan pasditen e sotme kanë bërë që niveli i dëborës në Parkun Kombëtar të Qafshtamës dhe në disa zona të Malësisë së Krujës të arrijë mbi 20 cm, duke i dhënë parkut një pamje magjepsëse.
Gazetari Julian Shota raporton për Balkanweb se reshjet vijojnë me intensitet.
Por deri tani nuk raportohet për problematika.
E gjithë zona furnizohet normalisht me energji elektrike dhe rrugët janë të kalueshme me kujdes, pasi në disa zona ka prezencë akulli.