rotesta e opozitës ka nisur këtë të hënë rreth orës 17:00 dhe pritet të përfundojë në orën 20:00. Ajo është zhvilluar në pesë pika kryesore të kryeqytetit, duke mbajtur rrugët e bllokuara.
Gjatë zhvillimit të kësaj proteste nuk kanë munguar as përplasjet me policinë dhe as incidentet e tjera. Deputeti Agron Gjekmarkaj i cili protestonte në zonën e Pallatit me Shigjeta, në momentin e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, nuk është ndier mirë.
Ai është u dërgua menjëherë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Flamur Noka tha para gazetarëve se për dhunën e ushtruar ndaj deputetit do të përgjigjen të gjithë.
I pyetur se si është gjendja e Gjekmarkaj, Noka tha:
“U dhunua në mënyrën më barbare nga narkopolicia. Ai është duke shkuar drejt spitalit. Ky është një akt i paprecedent. Nënkryetari i kuvendit të Shqipërisë, dhunohet, shkelmohet, plagoset dhe është në gjendje jo të mirë në spital. Kjo është fytyra e bandave të shtetit. Do ta paguajnë një për një. Tani është radha jonë”,-tha ai.