Protesta e PD/ Policia shoqëron në komisariat 15 protestues

Shqipëria

Protesta e PD/ Policia shoqëron në komisariat 15 protestues

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Ka mbaruar për ditën e sotme, protesta e Partisë Demokratike, e disata me radhë në kuadër të mosbindjes civile.

Menjëherë pas protestës, kanë nisur edhe shoqërimet e para nga ana e policisë. Siç shikohet në pamjet e siguruara nga gazetari Osman Stafa, efektivët kanë shoqëruar disa persona.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës.

Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, u shënuan edhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Policia kishte dhënë leje për protestë paqësore, por kishte deklaruar se do ndiqen penalisht individët që pengojnë qarkullimin rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat