Reagon Meta nga burgu: Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen! Fitorja është e opozitës

Shqipëria

Reagon Meta nga burgu: Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen! Fitorja është e opozitës

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 20:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi në lidhje me protestën e sotme të opozitës. Meta shkruan në rrjetet sociale se mosbindja civile nuk do ndalet deri në fitoren e opozitës.

“Një ditë e jashtëzakonshme për shqiptarët! Mirënjohje qytetarëve zemërluanë dhe të pamposhtur që e shndërruan sonte Mosbindjen Civile në uraganin e Lirisë për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë.

Dhuna kriminale e narkopolicisë ndaj drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve paqësorë, rrëmbimet e tyre banditeske dhe arrestimet e paligjshme janë tregues i panikut të Edi Ramës që po jep shpirt, por edhe i fundit të Narkoregjimit që po rrokulliset me shpejtësi drejt fundit të pashmangshëm.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe raprezaljet policore dhe u kujtoj të gjithë banditëve me uniformë që shkelin ligjin për llogari të Edi Ramës se do ta kenë personale me opozitën. Mosbindja civile dhe protestat e fuqishme nuk do të ndalen! Fitorja është e opozitës dhe e të gjithë shqiptarëve të ndershëm e patriotë!” shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat