Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, eksperti: Promovohet dhuna, krimi dhe Dubai

Shqipëria

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, eksperti: Promovohet dhuna, krimi dhe Dubai

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Vendimi i Qeverisë për të mbyllur TikTok për një vit ka shkaktuar tepër polemika në vend, por edhe në mediat e huaja.

I ftuar në “Top Story”, eksperti i IT Besmir Semanaj u shpreh se mbyllja e TikTok nuk është një zgjidhje, por algoritmi në Shqipëri promovon më shumë dhunën dhe krimin, gjë që nuk sjell asgjë pozitive.

“Opozita aktualisht është në nivelin më të dobët. Dhe ato figura opozita që kishin një feed të lartë, e kanë lënë opozitën. Unë pashë shumë figura të PD që flasin si specialistë të TikTok dhe në një verifikim pak-minutësh, rezulton që nuk kanë fare llogari në TikTok.

Ka probleme TikTok-u? Ka në pafundësi. Por a duhet të mbyllet? Nuk është një mundësi.

Personazhet që flasin në TikTok, ose flasin nga burgu, ose flasin nga Dubai.

TikTok-u është realisht problematik në Shqipëri. Videot më të ndjekura janë ato që bëjnë thirrje për dhunë, për krim, video duke u vendosur tritol etj. Nuk mund ta mbulojmë diellin me shosh.

TikTok-u mbyllet në Shqipëri nga paaftësia e qeverisë dhe institucioneve sociale”, tha Semanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat