Ekspertët e IT Blerim Gjeladini dhe Besmir Semanaj janë përplasur me njëri tjetrin këtë të hënë në emisionin Top Story.
Sot po diskutohet plani për të mbyllur aplikacionin TikTok për një vit në vendin tonë.
Debati nisi kur Gjeladini tha se opozita ka shikueshmëri më të lartë në TikTok, deklaratë e cila u kundërshtua nga Semanaj.
Gjeladini: Ka përdorim më të madh në Tiktok opozita.
Semanaj: 74% ka zoti Rama në krahasim me zotin Berisha, nëse duam të marrim në qafë opozitën le ta themi, opozita del vijë e drejtë. Nëse qasja është që të mbështesim Instagramin duke marrë shtete që janë ndihkim të huaj do ishte diçka e keqe për Shqipërinë. PD nuk ekziston online.