Lajmi i rremë dhe i fabrikuar i patronazhistes së urbanit me gruan shtatëzënë të bllokuar në trafik për shkak të mosbindjes civile të PD-së dhe opozitës është kundërshtuar edhe nga pasagjerët e autobusit.
Në një video të publikuar nga Belind Këlliçi dallohen se si pasagjerët e kundërshtojnë patronazhisten e urbanit dhe i kërkojnë llogari se përse gënjeu opinioni publik.
‘Patronazhiste je...Po gënjen opinionin publik. Protesta është edhe për të mirën tënde...’ janë këto disa nga fjalitë që pasagjerët i thanë patronazhistes së urbanit.
Belind Këlliçi në reagimin e tij thekson se:
"Shiheni dhe demaskojeni këtë mashtruese ordinere patronazhiste!!! Ky person në autobus është i njejti që po flet për median në video dhe pretendonte se në urban kishte një grua shtatzënë e cila kishte mbetur e bllokuar për shkak të protestës së PD.
Çuditërisht sa herë PD ka protestë, gratë shtatzëna vendosin të ‘lindin’ nëpër autobuzë, furgona, apo ambulanca boshe!!!
Kjo është propaganda qesharake e atyre që dikur shpikën Griseldën e Kavajës, që PD i çau barkun për ti rrëmbyer foshnjen! Jeni mjeranë të pandreqshëm!", shprehet Këlliçi.