Dezinformoi me gruan shtatzënë, Këlliçi: Shiheni dhe demaskojeni këtë mashtruese ordinere patronazhiste

Shqipëria

Dezinformoi me gruan shtatzënë, Këlliçi: Shiheni dhe demaskojeni këtë mashtruese ordinere patronazhiste

Më: 23 dhjetor 2024 Në ora: 22:59
Pamje nga video

Lajmi i rremë dhe i fabrikuar i patronazhistes së urbanit me gruan shtatëzënë të bllokuar në trafik për shkak të mosbindjes civile të PD-së dhe opozitës është kundërshtuar edhe nga pasagjerët e autobusit.

Në një video të publikuar nga Belind Këlliçi dallohen se si pasagjerët e kundërshtojnë patronazhisten e urbanit dhe i kërkojnë llogari se përse gënjeu opinioni publik.

‘Patronazhiste je...Po gënjen opinionin publik. Protesta është edhe për të mirën tënde...’ janë këto disa nga fjalitë që pasagjerët i thanë patronazhistes së urbanit.

Belind Këlliçi në reagimin e tij thekson se:

"Shiheni dhe demaskojeni këtë mashtruese ordinere patronazhiste!!! Ky person në autobus është i njejti që po flet për median në video dhe pretendonte se në urban kishte një grua shtatzënë e cila kishte mbetur e bllokuar për shkak të protestës së PD.

Çuditërisht sa herë PD ka protestë, gratë shtatzëna vendosin të ‘lindin’ nëpër autobuzë, furgona, apo ambulanca boshe!!!

Kjo është propaganda qesharake e atyre që dikur shpikën Griseldën e Kavajës, që PD i çau barkun për ti rrëmbyer foshnjen! Jeni mjeranë të pandreqshëm!", shprehet Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat