Pamje që jemi mësuar t’i shohim në çdo protestë të organizuar nga Berisha.
Deputeti Flamur Noka, i besuari i Berishës, as këtë herë nuk e kurseu dhunën dhe kërcënimet ndaj efektivëve të policisë.
Me vetëm një grup militantësh të shpërndarë në pesë kryqëzimet kryesore të Tiranës, siç duket edhe nga këto pamje, kjo protestë tregoi se mbështetësit e Berishës po shkojnë gjithnjë e më shumë drej tkurrjes, pavarësisht se këtë herë vetë kreu i demokratëve pas një viti mungesë doli vetë në rrugë.
Nuk munguan as incidentet, të nxitur nga besnikët e Berishës, pati disa tentativa për përplasje të protestuesve me policinë.
Megjithëse tentuan të bllokojnë 3 orë qarkullimin në disa rrugë të Tiranës, protestuesit nuk lejuan as ambulancën të kalonte.
Të lodhur nga kjo situatë e përsëritur, pati edhe nga ata qytetarë të cilët u konfliktuan me mbështetësit e Berishës.
Teksa protesta ishte në orën e saj të fundit Berisha pretendoi se deputeti i tij Agron Gjekmarkaj u dhunua nga policia. Por siç shihet edhe nga pamjet Gjekmarkaj në këtë moment nuk ndihet mirë dhe largohen nga protesta.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i policisë e cila përgënjeshtroi Berishën dhe vuri në dukje dhunën e Flamur Nokës të ushtruar ndaj efektivëve.
“Deputeti Gjekmarkaj nuk është goditur nga asnjë punonjës policie, rezulton se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është larguar nga protesta. Policia e Shtetit shpreh keqardhje për këto deklarata dhe, mbi të gjitha, për veprimet e dhunshme të deputetit Flamur Noka, i cili ka kundërshtuar me dhunë, duke shtyrë, fyer dhe goditur punonjësit e Policisë.”, tha policia.
Për bllokimin e rrugëve policia shoqëroi disa persona.
I njëjti skenar, bllokim rrugësh, dhunë ndaj policisë dhe sapo shkoi ora 20:00 Noka bashkë me të besuarit e Berishës u nisën drejt selisë së PD-së, pa kuptuar edhe njëherë qëllimin dhe arritjet e kësaj proteste.