“Të gjithë deputetët u dhunuan”, Spahia pas protestës: Jemi në prag të diktaturës

Shqipëria

“Të gjithë deputetët u dhunuan”, Spahia pas protestës: Jemi në prag të diktaturës

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 06:43
Bardh Spahia

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth protestës së opozitës.

Protesta e cila u zhvillua në kryeqytet dhe zgjati për rreth tre orë, u shoqërua me incidente të shumta. Një ndër to ishte incidenti me nënkryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj i cili humbi ndjenjat gjatë protestës.

Sipas Partisë Demokratike gjendja e tij shëndetësore, u përkeqësua për shkak se ishte dhunuar nga policia.

Spahia tha se ai nuk ka qenë i vetmi që u dhunua, pasi çdo deputet opozitar është përballur me agresivitetin e punonjësve të policisë.

“Jemi në prag të diktaturës. Ne po flasim sot për goditjen e nënkrytarit të parlamentit shqiptar, i cili ishte i shoqëruar edhe nga një punonjës i gardës, i cili ndonëse e ka prezantuar veten, prap ka pasur akte dhune nga ana e policisë. Por nuk ka ngelur vetëm këtu.

Karshi çdo deputeti që kanë qenë në sheshet e Tiranës. Pastaj ç’nevojë ka të ndalohen gjithë ata persona që protestonin. Janë shoqëruar deri tani 15, disa prej tyre i njoh shumë mirë, nuk po bënin asgjë”,-tha Spahia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat