Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 07:55
Foto ilustrim

Orët e paradites do të mbeten nën dominimin e vranësirave të shpeshta duke sjellë reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin; më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër.

Ndërsa, pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së reshjeve duke ri-sjellë dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-herëshme në në gjithë vendin duke sjellë në zonat malore momente me flokë dëbore.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale por edhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 12°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi përmanent verior; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat