Gruaja vrau burrin me sëpatë, detaje nga krimi në familje! Policia: Vrasja ndodhi gjatë një sherri!

Shqipëria

Gruaja vrau burrin me sëpatë, detaje nga krimi në familje! Policia: Vrasja ndodhi gjatë një sherri!

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një krimi rëndë në familje ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm (24 Dhjetor). Raportohet se një 49-vjeçare ka goditur bashkëshortin e saj me sëpatë gjatë një sherri mes tyre.

Krimi i rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në fshatin Metoq në orët e para të mëngjesit, ndërsa 55 vjeçari me iniciale Ll. T., ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Autorja e dyshuar e krimit, 49 vjeçarja me iniciale E. T., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autoren e dyshuar në ambientet e Komisariatit të Sarandës për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat