Shtatë protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës për protestën e së hënës në kryeqytet.
Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se shumë të tjerë janë të proceduar në gjendje të lirë.
Mes personave të proceduar penalisht ka edhe deputetë të opozitës.
Procedimet e policisë vijnë pas përplasjeve me uniformat blu si dhe bllokim të rrugëve duke penguar qarkullimin rrugor.
Opozita protestoi dje për 3 orë, nga ora 17:00 deri në 20:00, duke bllokuar kryqëzimet kryesore në kryeqytet.
Për herë të parë pas daljes nga arresti shtëpiak, në rrugë për mosbindjen civile doli edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.