Protesta e opozitës, arrestohen 7 protestues. Procedohen penalisht edhe deputet

Shqipëria

Protesta e opozitës, arrestohen 7 protestues. Procedohen penalisht edhe deputet

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 09:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Shtatë protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës për protestën e së hënës në kryeqytet.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se shumë të tjerë janë të proceduar në gjendje të lirë.

Mes personave të proceduar penalisht ka edhe deputetë të opozitës.

Procedimet e policisë vijnë pas përplasjeve me uniformat blu si dhe bllokim të rrugëve duke penguar qarkullimin rrugor.

Opozita protestoi dje për 3 orë, nga ora 17:00 deri në 20:00, duke bllokuar kryqëzimet kryesore në kryeqytet.

Për herë të parë pas daljes nga arresti shtëpiak, në rrugë për mosbindjen civile doli edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat