Humbi ndjenjat gjatë protestës, reagon Agron Gjekmarkaj: Efektivët më shtynë me forcë, nuk do reagoja, por policia më…

Shqipëria

Humbi ndjenjat gjatë protestës, reagon Agron Gjekmarkaj: Efektivët më shtynë me forcë, nuk do reagoja, por policia më…

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 11:15
Agron Gjekmarkaj

Pas incidentit të ndodhur gjatë protestës së djeshme ku humbi ndjenjat, ka reaguar deputeti i DP dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

Ai shprehet se nuk i humbi ndjenjat për arsye të tjera shëndetësore, por sepse u shty me forcë nga efektivët e policisë, edhe pse u kishte deklaruar se ishte deputet dhe nënkryetar Kuvendi.

Deklarata:

Nuk do të kisha reaguar persa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaraten e vet publike e dizinformuese!

Nuk e pelqej as e kerkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kerkuar as  nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqeruesin  tim , punonjes i  gardes, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonese u tregoi edhe  dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh ! Ju thashe mos me prekni , jam Agron Gjekmarkaj, Nen Kryetari i Kuvendit të Republikes , deputet, pedagog  Universiteti  me butesi gati me humor  , nuk shquhem per force fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Me shtynë brutalisht , me shume forcë, thyen  e edhe pasqyren e vetures duke me ngritur gati në ajer mua ! Me terhoqi shoqeruesi  me shumë mundim  dhe një  djale nga Lezha permes policeve teksa ndieja frymarrjen qe po me ngadalesohej! Sapo dola nga turma e policeve duke me terhequr te tjeret  humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasoje e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtepi por në spital!

Me ka mbetur në kujtesë egersia në shikim e dy tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946 , u dukej e padrejte që dikush guxon të protestojë kunder pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument  dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!

Perfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të  gjithë ata që mu gjinden pranë , protestuesit , demokratet e qytetaret e Lezhes, drejtuesit dhe deputetet e PD , mjeket e spitalit ushtarak dhe  ata të QSUT për ekzaminimet dhe sherbimin, falenderoj qendra miq e të njohur nga vendi e Bota per atë lum mesazhesh  që kam marrë prej tyre ënde në pamundesi për tu kthyer pergjigje individualisht!

Shpreh keqaerdhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e moren vemendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve ! Qofshin ato të bardha per  ju dhe të gjithë shqiptaret! Të tjerat do të jenë më të mira!

Agron Gjekmarkaj

Nen Kryetar i Kuvendit të Republikes

Nën Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat