Kakavijë: Rreth 10 mijë persona kaluan kufirin në 24 orë

Shqipëria

Kakavijë: Rreth 10 mijë persona kaluan kufirin në 24 orë

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, rreth 10 mijë persona kanë kaluar pikën kufitare të Kakavijes, në të dyja drejtimet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Autoritetet raportojnë për përpunimin e 9499 shtetasve, nga të cilët 6666 në hyrje dhe 2833 në dalje, si dhe 2873 mjeteve, përfshirë 1922 në hyrje dhe 951 në dalje.

Shumica e personave që lëvizin në këtë periudhë janë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët po kthehen në atdhe për të kaluar festat pranë familjeve. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm udhëtarësh po drejtohen drejt Greqisë për festimet e fundvitit.

Lëvizjet intensive pritet të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim, ndërsa autoritetet kufitare janë në gatishmëri për të përballuar fluksin në rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat