Një krim i rëndë në familje ka tronditur fshatin Metoq të Sarandës.
Sipas informacioneve zyrtare, Elvira Tahiraj, 49 vjeçe, dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, 55 vjeç, duke e goditur me sopatë në kokë.
Një nga fqinjet e familjes Tahiraj ka fol për Euronews Albania duke u shprehur se Elvira kishte probleme të shëndetit mendor.
“Ajo e vrau atë? Po si se njohim. Ajo ka probleme mendore dhe i binte dhe sëmundja e tokës, nuk i flisnim me gojë dhe i rrinim largë se nuk e dinte çfarë thoshte. Llazi ishte burrë i mirë. Çudi, nuk kishte takat ai që e vrau ajo”, shprehet fqinja e familjes Tahiraj.